Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

15 Vjet Vodafone / “Tech Reja”,  forumi mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit

25/10/2016
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
15 Vjet Vodafone / “Tech Reja”,  forumi mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit

 





Instalacioni Reja mori mbrëmë ngjyrën e kuqe, ngjyrën e Vodafone. Me rastin e 15-vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Vodafone Albania organizoi  “Tech Reja”, të parin forum mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit përmes saj.

Ky forum u hap dje tek instalacioni Reja në prezencë të figurave të njohura, ndërkombëtare e shqiptare të fushës së telekomunikacionit, teknologjisë dhe medias.


Gjatë diskutimeve dhe refleksioneve mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e teknologjisë së komunikimit, si dhe ndikimin që Vodafone Albania ka pasur në këtë drejtim, “Tech Reja” do të sjellë në vëmendje fakte e shifra shumë interesante mbi inovacionin dhe teknologjinë në këto 15 vjet.  Pjesë e “Tech Reja” vjen edhe një ekspozitë mbi evoluimin e telefonisë celulare nga telefoni bazik që mund të kryente vetëm telefonata, deri  tek aparati inteligjent, si mjeti më i domosdoshëm i jetës së përditshme.

Forumi u hap dje pasdite me fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Dietlof Mare, i cili prezantoi tek të pranishmit eksperiencën, rolin kyç që kompania ka luajtur në zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në vend si dhe vizionin për të ardhmen që Vodafone Albania sjell për klientët.

1 2 35

“Jemi tepër entuziast për arritjet dhe rezultatet  e investimit dhe kontributit të Vodafone Albania në 15 vjet në tregun shqiptar. Nuk do ndalemi këtu. Sfida e rradhës është të edukojmë klientët për të rejat teknologjike që po afrojnë, ndër to teknologjia 5G dhe Internet of Things që do të ndryshojnë tërësisht mënyrën sesi jetojmë apo punojmë deri më sot” – tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare.

E ftuar speciale në ditën e parë të forumit ishte izraelitja Toot Shani, e njohur si mentore dhe sipërmarrëse që ka nxitur dhe përkrahur të rinjtë në Izrael për të ndjekur  pasionet dhe realizuar ëndrrat e tyre. Ajo ndau në Tech Reja një fjalim mbi teknologjinë dhe biznesin që ngjalli interes tek të pranishmit.

Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë ka rritur ndjeshëm fuqinë e komunikimit dhe të lajmit përmes mediave dixhitale. Për të folur rreth këtij revolucioni, bazuar dhe në eksperiencat e tyre personale, të ftuar në këtë forum ishin gazetarët Anila Basha dhe Blendi Salaj.

7 8

“Tech Reja” do të vijojë edhe sot pasdite, me të tjera aktivitete e diskutime, që do të kenë në fokus zhvillimin e rrjeteve sociale. Do të publikohet raporti i parë i realizuar enkas për “Tech Reja” nga PROTIK në bashkëpunim me Vodafone Albania.  Më tej, “Tech Reja” do të presë fansat e teknologjisë në “Vodafone Fans Party” , për të festuar së bashku 15 vite teknologji dhe inovacion.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë  si gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.

“Tech Reja” është një tjetër shembull i angazhimit të  vazhdueshëm të Vodafone Albania për t’iu siguruar klientëve të saj zërin e fundit të teknologjisë. Ky forum pritet të jetë pikënisja e një sërë aktivitetesh të ngjashme për ta kthyer “Tech Reja” në një traditë të përvitshme.

9 11

 

Tags: Vodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Miss Globe”, tashmë një markë shqiptare

“Miss Globe”, tashmë një markë shqiptare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera