“Crystal Head Vodka”, njihet nga të gjithë si një prej pijeve më të pëlqyera të jetës së natës. E konsumojmë çdo të premte e të shtunë, por shumë pak dimë për përbërjen e saj… Është pija e preferuar e shumë yjeve botërorë si: Megan Fox, Paris Hilton, Snoop Dogg, Professor Green, etj, dhe e disa personazheve të famshëm në Shqipëri, ku ndër ta më i njohuri, i cili edhe e ka përfshirë në klipet e tij Kafkën e Kristalit të mbushur me Vodka, është Noizy.
“Crystal Head Vodka” është e paprekur dhe natyralisht e butë… Kualiteti i lartë i kësaj pijeje, është i distiluar katër herë dhe i përzier me ujë origjinal nga Toka e re, Kanada. Likeri më pas filtrohet shtatë herë, tre nga të cilat janë shtresa të kristaleve gjysmë të çmuara, të njohura si diamantet ‘Herkimer’.
Koka e shishes prej kristali është dizenjuar me shpirt të pastër. Dan Aykroyd (muzikanti dhe aktori i famshëm i bandës “Blues Brothers”) dhe John Alexander donin të krijonin kualitetin e “Vodkës” më të pastër në botë, ndaj edhe krijuan “Crystal Head Vodka”. Simboli i jetës, i cili reflekton fuqi dhe ndriçim e mban fitoren e pastërtisë supernatyrale. Koka prej kristali nuk përmban shtesa, glicerol, vaj agrumesh apo ëmbëlsues. Asgjë nuk është hedhur për të ndryshuar shijen. Asgjë, veç shpirt i pastër….