Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ngushtohen diferencat në sondazhe, Clinton e Trump akuza personale

04/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ngushtohen diferencat në sondazhe, Clinton e Trump akuza personale

Teksa numërimi ka nisur mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe Hillary Clinton, dy kandidatët që po ndjekin këmba këmbës njëri­-tjetrin në sondazhe sa i takon përparësisë, po
ripërtërijnë sulmet personale teksa diferenca sa vjen e ngushtohet në sondazhe. Clinton, e cila është përballur me një tkurrje në sondazhe ditët e fundit, shënjestroi sërish temperamentin e rivalit republikan dhe sjelljen e tij me gratë. Por Trump iu kundërvu duke thënë se ajo do të pasohet edhe në Shtëpinë e Bardhë nga hetimet penale. Ky i fundit ka fituar terren në krahasim me Clinton në disa shtete, tregojnë sondazhet e fundit, transmeton Panorama.
Fushata e së enjtes përfshiu edhe një dalje publike të rrallë nga gruaja e zotit Trump, Melania. Në fjalimin e saj të parë që nga Konventa e Republikanëve në muajin Korrik, ish­modelja foli për të qenin një emigrante dhe një nënë dhe tha se burri i saj do ta “bëjë Amerikën të ndershme”. Ajo gjithashtu u zotua, gjatë fjalimit të saj në periferi të Filadelfias, se do të udhëheqë një fushatë kundër ngacmimeve kibernetike nëse ajo bëhet zonja e parë, dhe se do të luftojë një kulturë që ka “marrë shumë kuptim dhe është bërë shumë e ashpër”. Anketat e fundit nga të dyja shtetet tregojnë se kandidatët kanë pothuajse të njëjtën mbështetje ndërsa i vjen fundi fushatës. Megjithatë duket se fushata e zotit Trump është favorizuar nga rritja e mbështetjes, duke mbyllur një hendek prej 4 për qind në Florida dhe tre për qind në Karolinën e Veriut, që nga fillimi i javës së kaluar, sipas përllogaritjes së një mesatareje të sondazheve të Real Clear Politics. Karolina e Veriut dhe Florida konsiderohen shtete të pavendosura, sepse ndryshe nga shtetet e tjera mund të votojnë ose për njërën parti ose tjetrën në zgjedhjet presidenciale. Për shembull, Karolina e Veriut votoi për zotin Obama në vitin 2008, por në vitin 2012 mbështeti Republikanin Mitt Romney. Florida votoi dy herë për republikanin, George W. Bush in 2000 dhe 2004 por votoi për zotin Obama në 2008 dhe 2012. Përfundimi i 2012­ës u përcaktua ga një diferencë prej vetëm 0.9 për qind. Një anketë e gazetës Uashington Post dhe e televizionit ABC tregon se mes votuesve të mundshëm në shkallë vendi, zonja Clinton ka 47 përqind mbështetje kundrejt 45 përqind për zotin Trump. Të mërkurën zoti Trump tha se një presidencë Clinton do të krijonte një krizë të stërgjatur dhe se çështja e emaileve do të shoqëronte gjithë presidencën e saj. Pasi Drejtori i FBI­së tha se po e rifillonte hetimin për email-et, zonja Clinton tha se autoritetet se autoritetet do të arrijnë të njëjtin përfundim si edhe në korrik, që nuk “ka çështje për t’u ndjekur penalisht”.






Tags: donald trympHillary Clinton
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Bashkëshorti  i modeles qethet tullac për t’i dhënë suport gruas së tij të diagnostifikuar me kancer

Bashkëshorti i modeles qethet tullac për t’i dhënë suport gruas së tij të diagnostifikuar me kancer








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera