Nëse ende nuk keni bërë ndonjë plan për fundjavën, mund të shkoni në Korçë. Ky qytet ka gjithnjë diçka për të ofruar, por nesër edhe më shumë se zakonisht. Pas një periudhe të gjatë punimesh, Korça do të hapë “Pazarin e Vjetër”. Me mbështjetjen e Bashkisë së Korçës si dhe disa kompanive private, një staf i palodhur kanë punuar dhe realizuar një organizim i mirfilltë që qytetarët e vizitorët të kënaqen sa më shumë. “Streed Food”, dyqane, ekspozita e koncerte muzikore në mbrëmje do të ketë nesër në qytetin e bukur shqiptar.