Dy vite pasi Kejsi Tola u dobësua për këngën “Iceberg” në “Kënga Magjike”, ajo vazhdon të ushtrohet intensivisht në palestër për të pasur linja të tonifikuara. E përkushtuar në koncertet “live” në një kompleks të njohur në Tiranë, Kejsi tregon se cili është përkushtimi i saj për linjat: “Aktivitet fizik bëj shumë rregullisht, pothuajse përditë nga 30 minuta vrap në ditë, dhe palestër. Sinqerisht nuk e di sa kilogramë peshoj, sepse kam hequr dorë nga fiksimi për çdo gram të shtuar. Thjesht mundohem të ha shëndetshëm pa e kufizuar veten, ama edhe pa e tepruar gjithmonë. Por duke qenë në aktivitet gjithë kohës, nuk është më problem ushqimi”, shkruan “Panorama”. Pyetjes nëse i pëlqen të jetë shumë elegante apo paksa e kolme, Kejsi i përgjigjet: “Unë dua të dobësohem edhe pak, por jo shumë. Më pëlqen të jem edhe pak më e hollë, por e tonifikuar, prandaj vazhdoj palestrën”.