Motra e Ergi Dinit, këngëtarja Barbana Dini ka postuar një status e cila falenderon për ngushëllimet. Ndër të tjera ajo është shprehur se për familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj tragjedie që ndodhi. Gjithashtu, Barbana informoi se varrimi do të bëhet në Shkodër në orën 15:30. Lajmin e hidhur e ka shpërndarë edhe babai i Ergit, i cili ka shkruar një poezi për djalin e tij: “Çast i keq, vdekja më vështron me sytë tuaj… Retë dhe pulbardhat digjen nga perëndimi. Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit. Hëh! Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit. Unë pres i veshur me smokingun e zi të muzgut, të takoj ditën tjetër…” -shkruan i ati.