Mbrëmjen e djeshme qyteti i Stambollit u bë pjesë e një sulmi terrorist me bomba dhe armë pranë stadiumit të Beshiktashit që la të vdekur mbi 29 persona dhe 166 të plagosur. Të shumtë kanë qënë personat që kanë rastisur të jenë pranë vendit të ngjarjes e një ndër to ka qënë këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili e cila dje pasdite ka marrë rrugën drejt qytetit turk. Për fat të mirë, këngëtarja ka qënë në një tjetër zonë të Stambollit duke i shpëtuar sulmit terrorist. Pak orë para ngjarjes, Zanfina postoi edhe një foto të qytetit.