Kush nuk i mban mend hitet e tyre? Nga “Puçi Puçi” tek “Mike dhe Rivale”… Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni, kanë funksionuar për shumë vite si një nga dyshet më të kërkuara në koncerte. I shihje kudo bashkë, në jetën publike dhe atë private. Mike të pandara, që vijojnë të ruajnë shoqërinë e tyre edhe sot kur janë bërë nëna, madje i kanë bërë edhe djemtë miq me njëri-tjetrin. Megjithëse nuk puqen më shpesh nëpër koncerte, dy shoqet e skenës provuan se sinqeriteti në një marrëdhënie shkatërron çdo parashikim dhe bën që miqësia të jetojë edhe në një botë të egër e shumë konkurrente siç është bota e showbiz-it. Në foton e publikuar këtë mbrëmje, të dy bukuroshet shkruajnë: “Mike dhe rivale? Jo, jo, vitet kanë vërtetuar që jemi edhe më shumë se mike”… Dhe në fakt kështu është. / RevistaWho.Com