Disa femra janë “të bekuara” gjatë ciklit menstrual dhe disa të tjera mund të kenë shumë probleme ato ditë. Nëse ju jeni nga ata femra që menstruacionet ju bëjnë të ndiheni shumë keq, ka disa gjëra që është shumë e rëndësishme që t’i dini, sepse mund t’ju bëjnë shumë keq për shëndetin tuaj.
1.Mos kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura – Është e rekomanduar që gjatë ciklit menstrual të mos kryhen marrëdhënie seksuale. Mëgjithatë, nëse ju vendosni për të kundërtën, sigurohuni që të përdorni masa mbrojtëse në mënyrë që të shmangni infeksionet.
2.Mos shmangni asnjë vakt ngrënieje – Shmangia qoftë edhe e një vakti ngrënieje gjatë kohës së ciklit menstrual është një ide shumë e keqe. Gjatë kësaj kohe ju jeni duke humbur shumë gjak, kështu që është shumë e rëndësishmë që të hani shëndetshëm dhe çdo vakt të rregullt për të mbajtur nivelin e energjisë.
3.Shmangni punën fizike – Në rast se keni dhimbje stomaku apo mesi, sigurohuni që të shmangni punën fizike. Në këtë mënyrë ju do të parandaloni komplikacione dhe dhimbje të mëtejshme.
4.Mos hani ushqime fast food-i –Gjatë kësaj periudhe ju mund të hani më shumë se zakonisht, por duhet të kujdeseni që ky ushqim të mos jetë i pashëndetshëm. Ngrënia në mes të natës mund të jetë një ide e mirë, por stomaku juaj mund të mos pajtohet me ushqimet e fast food-it.
5.Puna- Për shumë femra kjo është diçka e pamundur. Por, nëse e gjeni mundësinë, do të ishte ideale të qëndroni në shtëpi për një ose dy ditë, në mënyrë që të qetësoheni.
6.Flini gjumë herët –Të flini gjumë herët është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj, veçanërisht gjatë ciklit menstrual. Për më tepër, trupi juaj në mes të natës prodhon një hormon të quajtur melatonin. Ky hormon luan një rol të rëndësishëm për shëndetin , dhe mosprodhimi i tij mund të shkaktojë pasoja të rënda.
7.Keni parasysh të shmangni:
Ujin me sodë buke
Pirjen e ujit me akull (ekziston mundësia që gjaku menstrual mund të qëndrojë në murin e mitrës)
Ngrënien e kastravecit (sepse disa substanca që gjenden në të mund të dëmtojë muret e mitrës)/revistashije