Çifti i sapo lidhur në martesë Andrra dhe Sinani janë duke shijuar dashurinë e tyre në maksimum. Gjithashtu çifti, dasma e të cilëve u kthye në një event mediatik të vërtetë, janë duke shijuar edhe festat e para së bashku si të martuar. Andrra ka publikuar një foto në Instgram ku i uron ditëlindjen bashkëshortit të saj, ndërkohë që ndodhen në Dhërmi. “Gëzuar ditelindjen Jeta ime festofsh dhe 100 vite tjera të Lumtura me mua dhe me njerezit e tu te dashur.. Jam krenare qe je berë pjesë e Jetës sime.. I love you”,-shkruan Andrra krahas fotos ku shfaqen së bashku duke festuar ditëlindjen e këngëtarit. Duket se Sinani sapo festoi ditëlindjen e tij të parë si bashkëshort.
Discussion about this post