Saras gjen mesazhin e Kumudit. Ai fillon ta kërkojë atë përsëri. Kumud sheh një burrë me mikrofon dhe i kërkon atij të bëjë një njoftim. Ai i thotë se lejohet vetëm këndimi. Kumudi merr mikrofonin dhe këndon. Saras e dëgjon dhe futet në mes të turmës. Saras dhe Kumud vrapojnë drejt njëri tjetrit. Saras i kërkon falje. Ata përqafohen. Deni u thotë familjarëve se nuk do të përdhunonte kurrë një vajzë. Ai pyet Kusumin nëse e beson. Kalika qan. Ajo thotë se e konsideronte Denin vëlla. Dugba thotë se Deni nuk mund ta bëjë këtë. Jashi vjen dhe Kalika i tregon atij gjithçka. Ai nxehet me Denin. Vidiaçatur dhe Gunial thonë se i besojnë Denit. Kalika vazhdon të thotë se Deni e përdhunoi. Dugba mbron Denin dhe i thotë Kalikas ta vërtetojë. Ndërsa mamaja e Jashit mbron Kalikan dhe zihet me ta. Edhe Kusum mbron Denin dhe thotë se ai nuk mund ta bëjë. Kalika aktron sikur është lënduar që familja nuk e beson. Ajo i thotë Kusumit se është e vështirë për një femër që ta tregojë këtë që i ndodhi. Kalika thotë se do shkojë në polici. Vidiaçaturi thotë mos ta bëjë këtë. Jashi i thotë se nuk do e falë Denin. Dugba i thotë se ajo po bën gabim të madh dhe kjo do ndikojë në respektin e familjes. Kalika thotë se nuk do i tregojë njeriu por vetëm me një kusht. Ajo thotë se Deni duhet të shkojë përndryshe ajo do vrasë veten. Të gjithë habiten. Saras dhe Kumud janë bashkë. Ata mundohen të gjejnë Kabirin. Kabirin e çojnë diku. Gumani flet me të në video. Ajo i tregon Sarasin dhe Kumudin dhe i thotë se do e vrasë ditën e lindjes. Guman telefonon njeriun e vet dhe i thotë ta çojnë Kabirin në një vend tjetër. Kabiri dëgjon vendin dhe e shkruan në një letër. Disa burra e marrin atë me makinë. Saras sheh Kabirin dhe vrapon pas tij. Saras dhe Kumud ndjekin Kabirin. Ata arrijnë tek vendi dhe Saras thërret Kabirin. Kabiri e sheh Sarasin dhe i gjuan njerëzve të Gumanit por nuk arrin të shpëtojë. Ai lë letrën për Sarasin. Saras e gjen letrën dhe sheh vendin. Saras dhe Kumud shkojnë për atje. Ata marrin një telefonatë nga Dugba e cila i pyet nëse e kanë gjetur Kabirin. Saras i thotë se do e takojnë atë nesër. Dugba i thotë se e di që po gënjen. Saras i thotë se e pa Kabirin por nuk mundi ta shpëtonte. Ditën tjetër Saras dhe Kumud shkojnë tek vendi që kishte shkruar Kabiri. Deni vjen në shtëpinë Desai dhe pyet për Kusumin. Kalika e sheh Denin dhe fillon qan. Ajo thotë ta përzënë Denin. Dugba i bërtet asaj dhe i thotë se ajo e di shumë mirë që Deni nuk e bën këtë. Kusum vjen dhe thotë se Kalika ka të drejtë dhe Deni duhet të largohet. Të gjithë habiten. Guman merr në telefon Sarasin dhe i thotë se se sot është ditëlindja e Kabirit dhe ka vetëm 6 orë kohë për ta shpëtuar.