Epoka e çizmeve të shkurtra ka pësuar revolucion për t’i lënë vendin çizmeve të gjata ose thënë ndryshe “çizmeve lejlek”. Në këto ditë dimri të ftohta çizmet e gjata luajnë një rol parësor, por krahas funksionit të tyre, stilistët japin lajmin se ato janë tendenca e këtij dimri. Pak rëndësi ka ngjyra apo materiali, askujt nuk duhet t’i mungojnë një palë çizme të gjata në garderobë. Ajo që ka rënë në sy është edhe rikthimi i materialit kamoshi, të cilin mund ta kombinosh lehtësisht me funde, fustane apo pantallona. Kështu që nëse nuk i keni ende një palë të tilla, hidhini një sy sugjerimeve tona përpara se t’i blini.