Gazetarja e “NBC” dhe “Saturday Night Live”, Katie Rich postoi një status ku ofendonte rëndë djalin e Trump, Barron Trump. Edhe pse statusi ishte ndërtuar në formë shakaje, të gjithë ndjekësit në Twitter i dolën kundër. “Barron do jetë homeschool shooter i parë i këtij vendi”, -shkruan Katie. Termi “homeschool shooter” përdoret për ata fëmijë që shoqëria i tall, ata bëhen agresivë, ka raste kur marrin armën dhe qëllojnë shokët e klasës të cilët e kanë tallur. Ky status i saj nuk u prit aspak mirë. “Kjo grua punon tek NBC. Nuk e kuptoj si mund të tallë një 10-vjeçar. Dhe nuk është aspak për të qeshur.”, -shkruajti një komentuese. Gazetarja u detyrua të fshijë postimin, madje ajo mbylli dhe llogarinë në Twitter. Por e hapi përsëri ditën e sotme për të kërkuar falje. “Sinqerisht kërkoj ndjesë për postimin tim. Pendohem thellësisht për veprimet e mia dhe fjalët ofenduese. Ishte e pajustifikueshme dhe më vjen keq.”, -shkruajti Katie Rich. Gazetarja është pezulluar përkohësisht nga puna. Madje shumë njerëz po kërkojnë bojkotimin e TV Show “Saturday Night Live”. Edhe vajza e Bill Clinton, Chelsea Clinton reagoi në lidhje me këtë. “Barron Trump meriton shansin të jetë fëmijë si gjithë të tjerët. Të mbrosh të drejtat e fëmijëve do të thotë të kundërtosh gjithashtu edhe politikat e këqija që lëndojnë fëmijët”, -shkruajti ajo./revistawho.com