Ata që janë prindër me siguri e kuptojnë shumë mirë aktorin. Duke qenë prindërit të fokusuar që të vegjëlit të kënaqen por në të njëjtën kohë të kenë edhe përkujdesjen maksimale, për pushime ndoshta me vështirësi mund të pushojnë edhe vetë. Simodos duke pasur parasysh energjinë 5 herë më të madhe që kanë fëmijët… Drejtuesi i “Xing” në TV Klan, Ermal Mamaqi, i ka bërë përshkrimin më real ditëve të tij të “relaksit” me familjen. Siç iu kemi njoftuar edhe më herë, ai bashkë me Amin dhe Joelin kanë udhëtuar jashtë vendit për pushime dimërorë. “Pushime me djalin… Mos aty, kujdes, haje, pije, çiçi, kaka, fli, çohu, mos pra, ohuuu, jo jo jo jo, hajdeeee, hopa, kape, lëshoje… dhe përsëri nga fillimi. Mezi pres të mbaroj pushimet që të çlodhemi”, ka shkruar Mamaqi krahas kësaj poze kaq të bukur./ revistawho.com