Besoj të gjitha e mbajmë mend një kohë kur burrave nuk u binte në mend, ose më saktë as e kishin dëgjuar ndonjëherë fjalën celulit (as ne vet) le më ta njihnin a të vlerësonin se cilat këmbë ishin më seksi ato me apo pa celulit. Por ja, ne femrave që nuk na rri goja rehat dhe u lodhëm aq shumë duke e treguar e ekzagjeruar këtë çështje perfeksioni sa tani burrat janë bërë ekspertë vlerësues të problemit në fjalë.
Heshtja nuk thonë kot që është flori. Dhe këtë e mendon menjëherë pasi lexon statusin e Fatma Haxhialiut:
“Fol e fol për celulitin, ja mësuam dhe burrave çfarë është e ku është.
Këta që nuk shikojnë çelësat e shtëpisë mbi komodinë kanë filluar njohin gradat dhe llojet e celulitit.
Duhet ta kishim mbillur gojën o gra!!!, shkruan Fatma dhe nuk e ka fare keq. Heshja është flori!/revistawho.com