Gjesti ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin televiziv “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë me publikun disa momente nga jeta e tij pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania. I pyetur për ndryshimet që ka sjellë ky rrugëtim në jetën e tij, Gjesti tha se është shumë i angazhuar me projekte të reja dhe koncerte.
“Nuk kam pasur shumë kohë të lirë. Jam i zënë me projekte muzikore dhe me koncerte. Është periudhë intensive por e bukur” u shpreh ai.
Kur u pyet për projektet e tij të ardhshme muzikore, ai zbuloi se fokusi kryesor do të jetë tek temat e dashurisë. “Të gjitha këngët e mia do të jenë për dashni,” tha Gjesti me një buzëqeshje.
Duke u ndalur më konkretisht tek përmbajtja e këngëve, ai tregoi se ato do të kenë edhe elementë personalë: “Po, dikujt i dedikohen, dikujt po, dikujt jo, dikujt diss, që e kam lënë por s’më ka lënë.”
Gjesti nuk i shpëtoi as pyetjes rreth marrëdhënies së tij me Eglin, me të cilën ka pasur një lidhje të komentuar nga publiku. “Me Eglin e kam një lloj marrëdhënie. Jemi të dy të zënë me punë, me projekte. Herë ndreqemi, herë prishemi, por ta shohim,” tha ai duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen.
Në fund, kur u pyet se çfarë do të ndryshonte nga rrugëtimi i tij deri tani, Gjesti u shpreh me bindje: “S’do lija askënd të më shkelte me këmbë, ndërsa nga Big Brother VIP Albania s’do ndryshoja asgjë.”
Duket se Gjesti po shijon suksesin dhe përvojat që i ka sjellë ky kapitull i ri në jetën e tij artistike dhe personale.








