Fillimisht qarkulloi një thashethem se Soni Malaj ishte në një lidhje me Landin e WSF e më pas u tha se ajo ka nisur romancën me një djalë më të ri në moshë.
Këtë lajm këngëtarja as nuk e pohoi e as nuk e mohoi në intervistën dhënë për Prive kur u pyet për këtë detaj nga jeta e saj private.
Soni e kaloi me të qeshura e sportivitet duke bërë pyetje se gjoja nuk e dinte se kishin dalë këto fjalë në shtypin rozë.
Pyetjes se janë fjalë apo të vërteta këtë thashetheme, këngëtarja iu përgjigj duke thënë “Llafe, llafe janë’…