Muaji fillon me pak tension më 3 prill, kur Marsi dhe Saturni takohen. Kjo energji sfiduese mund t’ju bëjë të ndiheni të mposhtur, por keni mundësinë ta kapërceni. Në 10 prill do kaloni në një periudhë më të qetë. Do mendoni para se të flisni dhe mos u habisni nëse e gjeni veten në një gjendje më reflektuese. Kjo është një kohë për t’u përqëndruar në mënyrën se si flisni me veten. A jeni të sjellshëm? Inkurajues? Reflektoni se si mund të përmirësoni dialogun tuaj të brendshëm. Më 14 prill do jeni duke u përpjekur të përfundoni një projekt të madh ose mund tw keni nevojë të vendosni kufij më të fortë brenda punës. Hëna e Plotë më 16 Prill mund të ndriçojë disa plagë të fëmijërisë. Mund t’ju duhet të adresoni një dinamikë jo të shëndetshme, por bëni çmos që të mos jepni energji reaktive. Jeni gati të lëshoni diçka dhe kur ta lini të shkojë, do keni hapësirë për njerëz dhe projekte të reja. Gjeni pak kohë për pushim më 19 Prill. Mbyllja dhe vetmia mund të jenë tema për ju gjatë kësaj kohe. Mund të ndiheni më të zhytur në mendime ose të ndjeshëm. Bëni më të mirën për të mbrojtur energjinë tuaj dhe kujdesuni për veten. Magjia shpaloset në karrierën tuaj më 27 Prill. Kjo është një kohë tepër e fuqishme për të zbuluar një projekt krijues. Fokusi energjik kthehet tek ju më 29 Prill, kur Mërkuri, sundimtari juaj planetar, hyn në shenjën tuaj! Më 30 Prill, vjen një eklips diellor duke ofruar një fillim të ri në botën tuaj shpirtërore. Në të njëjtën ditë, Venusi dhe Jupiteri, dy planetët më me fat në qiell, do takohen dhe ky është një bekim kozmik që lidhet me karrierën ose reputacionin tuaj. Ju mund të bëheni viral, të merrni një promovim ose të fitoni njohje të merituar. Mos kini frikë të festoni këtë moment historik në jetën tuaj!/revistawho.com







