Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në “Pardon My French”, me Jonida Aliçkollin dhe foli mbi rivalitetin që thuhet se ka programi i dashurisë me Big Brother.
“Unë nuk mendoj që jemi programe rivale. Jemi të dy llojeve të ndryshme. “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë. Ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje. Por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij. Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit. Shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura. Ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” nuk ka rivalë”, u shpreh Olsa.
Ndërsa për ish-konkurrentë të “Për’puthen” që u bënë në një formë ose një tjetër pjesë e ‘Big Brother VIP’, Olsa tha: “Nuk më jep ndonjë ndjesi apo efekt. Por mendoj se ‘Për’puthen’ ka prodhuar personazhe që kanë qenë pjesë e programeve të ‘Top Channel’. Nga ish pjesëtarët e “Për’puthen” mendoj se Antonela ishte zgjedhja e duhur.”