Ori Nebijaj ka surpriza për në shtator, por për momentin po na lë të gjithëve kuriozë. Teksa i përgjigj disa pyetjeve të kolegut të saj, Flori Gjini, Ori tha se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e çonte deri në fund edhe nëse do zgjidhej deputete.
“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”, u shpreh Ori.
Ndoshta moderatoren do ta shohin edhe në “Wake up”, edhe në ndonjë tjetër spektakël, siç ishte “Top Talent”. Siç thotë dhe vetë ajo: Mbetet për t’u parë nga shtatori.







