Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

A nuk na duhet një dozë Krishtlindjesh që tani? 12 filmat që na i sjellin festat që në nëntor

08/11/2020
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
A nuk na duhet një dozë Krishtlindjesh që tani? 12 filmat që na i sjellin festat që në nëntor

Jemi ende në nëntor, por periudhën më të bukur të vitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri po e presim me padurim. Prandaj vendosëm që këtë mbrëmje t’ju sugjerojmë 12 filma, të cilat është koha më e përshtatshme për t’i parë e që me siguri do t’ju bëjnë të nxirrni që tani zbukurimet e festave të fundvitit.





Filmat e mëposhtëm janë vërtet të vjetër, por ashtu si vera, bëhen akoma më të mirë me kalimin e kohës. Le t’i hedhim një sy:

“The Holiday” –  Në krye të listës si një nga filmat më të bukur “The Holiday” tregon historinë e dy vajzave që shkëmbejnë shtëpitë dhe bien në dashuri me dy djem vendas.


“Scrooge” – Një ritregim i romanit klasik të Charles Dickens për një koprrac të vjetër i quajtur Ebenezer Scrooge, i luajtur nga Alastair Sim.

“Elf” – Pasi zbulon se është njeri, një burrë i rritur si elf në Polin e Veriut vendos të udhëtojë në New York për të gjetur babanë e tij të vërtetë.

“It’s a wonderful life” – Një nga filmat më të bukur të Krishtlindjeve që tregon historinë sesi një engjëll dërgohet nga Parajsa për të ndihmuar një biznesmen të dëshpëruar duke i treguar sesi do të kishte qenë jeta nëse ai nuk do të kishte ekzistuar kurrë.

“Love Actually” – Tregon jetën e tetë çifteve shumë të ndryshëm, të cilët gjatë periudhës së Krishtlindjeve vihen para një testi që i bën të zbulojnë se sa të komplikuara mund të jenë marrëdhëniet.

“How the grinch stole Christmas” – Një nga filmat më të dashur të fëmijërisë. Tregon jetën e Grinch, i cili jeton në vetmi, urren banorët e qytetit dhe përçmon Krishtlindjet, por një vajzë, Cindy Lou vendos ta bëjë të besojë tek magjia e festave.

“Home Alone” – Një tjetër film shumë i bukur që transmetohet çdo Krishtlindje në ekran. Kevin, 8 vjeç mbetet vetëm aksidentalisht kur familja e tij largohet për në Francë. Hajdutët përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij, por Kevin arrin përmes kurtheve t’i bëjë ata të pendohen.

“The Santa Claus” – Scott pranon të bëhet Santa Claus i ardhshëm duke ndihmuar Santa Cluasin e vërtetë. Por duhet të përpiqet të ruajë sekretin e tij të sigurt.

“Last Christmas” – Asgjë nuk shkon siç duhet për Kate, një londineze që punon si elf në një dyqan Krishtlindjesh. Por gjërat së shpejti marrin një kthesë për mirë kur ajo takohet me Tomin dhe mes tyre nis një romancë dashurie.

“Bad Santa” – Willie, një mashtrues i veshur si Santa dhe partneri i tij elf Marcus përpiqen të vjedhin një qendër tregtare. Motivi i tyre dështon kur hajduti miqësohet me një djalë tetë vjeç.

“Miracle on 34th street” –  Një avokat dhe një vajzë e vogël duhet të provojnë se një burrë që pretendon të jetë Santa Claus është i vërtetë.

“The Muppets Christmas Carol” – Scrooge, një koprrac i vjetër që nuk i pëlqen Krishtlindjet, vizitohet nga shpirtra që parashikojnë të ardhmen e tij dhe i ndryshojnë pikëpamjen për jetën.

Tags: krishtlindje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Të intervistohesh nga partneri! Bora e ftuar në emisionin e Donaldit i rrëfen të gjitha

Të intervistohesh nga partneri! Bora e ftuar në emisionin e Donaldit i rrëfen të gjitha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera