Që Jennifer Lopez ka trup fantastik edhe pse ka plot 52 vite jetë mbi kurriz, nuk përbën më lajm. Por çdo foto e saj tërheq vëmendje dhe këto të fundit me siguri i kanë bërë ca nga ju të ndalojnë pak e të imagjinojnë veten si J.Lo në të 50-tat. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan blu në fotot për reklamimin e një çante dhe këmbët e saj morën më shumë vëmendje se produkti për reklamim.
E tonifikuar dhe shumë seksi, Jennifer na tregoi se mosha nuk ‘i prek fare’ këmbët, të paktën jo për të. Komentet në foto e kanë fokusin tek këmbët e ikonës dhe jo më kot. A nuk ju mbetën edhe juve sytë aty?/revistawho.com