Pas katër vitesh, Adele rikthehet në skenë në periudhën e Krishtëlindjeve dhe është gati për të prezantuar albumin e saj të katërt. Këngëtarja do mbajë një koncert televiziv në Las Vegas duke shënuar shfaqjen e parë live të saj pas katër viteve pauzë. Turneu i saj i fundit u realizua me shifra rekord fansash, në stadium dhe përfundoi në vitin 2017.
Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë për qëllim, që në bashkëpunim me “BBC America” ta transmetojnë në të gjithë botën.
Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul dhe mesa duket njëkohësisht ka punuar. Rikthimi i saj po pritet me emocion nga fansat për shumë arsye, ndër to dhe ndryshim drastik i këngëtares në pamje./revistawho.com