Ka nisur mbrëmjen e sotme sezoni i ri “Në kurthin e Piter Pan” dhe një ndër të ftuarit e parë ishte edhe Adi Krasta. I gjetur përballë fëmijëve dhe pyetjeve të tyre, Krasta zbuloi shumë nga vetja, por një moment shumë interesant ishte kur tregoi për dasmën e tij.
Klea, një nga vogëlushet e programit e pyeti Krastën nëse ka qeshur apo ka qarë kur është martuar dhe gazetari tregoi se ka bërë shumë qejf duke ikur nga dasma bashkë me gruan.
“Qejf i madh shumë. Aq qejf i madh sa nga dasma ime në fund nga ora 12 ikëm ne si burrë e grua. Kishin ardhur njerëz nga jashtë që bënin qejfin e tyre. E quanim një dasmë eksperimentale”-tha Krasta.







