Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj u përfol gjatë në media për faktin se refuzoi të bëhej pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe vendosi të luante me skuadrën belge.
Sipas “Express” Januzaj në një intervistë dhënë së fundmi, ka mohuar origjinën shqiptare dhe ka thënë se ndihet belg.
“Unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”- ka thënë futbollisti./revistawho.com