Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Adrian Limani, me sytë nga hëna (Fotografi që fitoi çmimin e parë në Austri)

12/12/2015
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Adrian Limani, me sytë nga hëna (Fotografi që fitoi çmimin e parë në Austri)

Adrian Limani, fotografi i talentuar nga Presheva, i cili kishte realizuar një set spektakolar fotografish duke pasur në qendër të tij Hënën, fiton çmimin e parë në Linz të Austrisë në kategorinë e fotografisë eksperimentale. Në mbrëmjen gala ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i këtij qyteti, ai fitoi çmimin “Gold Medal of Excellence”, ndërmjet dhjetëra fotografëve nga e gjithë bota, duke bërë që të shndërrohet në shqiptarin e parë që fiton një trofe të tillë. Limani ka një filozofi të tijën të të bërit foto. Duke luajtur me iluzionin optik, 22-vjeçari ka sjellë këto foto që janë kthyer në hit në internet, madje duke u shpërndarë edhe nga Jessie J dhe Calvin Harris. Fotot e tij janë publikuar nga “Daily Mail”. Në intervistën për “WHO”-në, ai risjell edhe njëherë në vëmendje, emocionet e asaj nate ku u shpall triumfator dhe planet e së ardhmes.





hena 3 foto artistike 3 poca

Adrian, si u bëre pjesë e mbrëmjes gala të konkursit të fotografisë?


Një vit më parë, unë po kërkoja një kompeticion internacional të përmasave të mëdha dhe, fatmirësisht, një ditë më erdhi një mesazh, ku më njoftuan për këtë kompeticion, në të cilin mora pjesë. Më është dashur të dërgoj 4 punime me tema të ndryshme dhe kategorinë e përzgjedhur, të cilën e përzgjodha vetë. Pas disa muajve u shfaqën rezultatet, ku mora informacionin se një nga fituesit isha dhe unë, dhe pastaj të gjithë fotografët fitues kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e asaj mbrëmjeje gala ku dhe unë isha prezent.

Çfarë përjetove kur fitove çmimin “Gold Medal of Excellence”?

Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, hera e parë që fitoj një çmim. Ndihesh i lumtur kur punimet e tua marrin vlerësime të tilla, të jep kurajë të vazhdosh më tej. Për një moment fillova të kujtoja historinë time, që nga fillesat e mua dhe se si erdha deri këtu ku jam. Ishte thjesht “wonderful”.

Në diskutimin që bëre për Shqipërinë, çfarë u the organizatorëve për vendin tonë dhe Kosovën?

Ishte vërtet kënaqësi të përfaqësoja Shqipërinë, edhe pse jam nga Lugina e Preshevës. Jam krenar që i përkas kësaj kombësie dhe ndihem shumë i lumtur që kam kontribuar në vlerat e artit shqiptar në përgjithësi. Sigurisht, pasi dhashë intervistën, shumë nga të ftuarit filluan të flisnin për Shqipërinë dhe ishin kureshtarë për të pasur informacion rreth fotografëve dhe artit në Shqipëri. Shkëmbyem ide dhe informata se sa është e zhvilluar dhe si funksionon fotografia tek ne, nga vetë fakti që unë isha prezent përmes punimeve të mia në kategorinë eksperimentale. Ishte e qartë që, edhe arti i fotografisë në Shqipëri po ecën me kohën.

Çfarë do të thotë ky çmim për ty?

Ndihem vërtet i lumtur. Çmimi i parë është vërtet i veçantë dhe do të mbetet në kujtimet e mia më të bukura. Të garosh në përmasa internacionale është mjaft e vështirë, kjo gjë më bën të rankohem me kualitete botërore dhe më bën të besoj se dalëngadalë, arti fotografik që unë bëj tanimë, nuk e ka problem të jetë pjesë e skenës botërore.

adrian limani 1 poca 2 hena 6 hena 4

Kujt ia dedikon?

Familjes dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur që nga fillimi.

Mendon se ishte arti yt eksperimental, apo fakti që ishe nga Shqipëria ajo që i bindi organizatorët të të vlerësonin?

Në kompeticione të tilla artistike, nga vetë fakti që është internacional, për jurinë nuk është e rëndësishme se nga vjen; ato çfarë vlerësohen aty janë puna dhe kreativiteti i artistit. Në këto raste, janë edhe vendet tona që përfitojnë pikët pozitive nga artistët që i përfaqësojnë.

Si do të vijojë karriera jote pas këtij çmimi?

Natyrisht që do të vazhdoj të bëj fotografi dhe koleksione të ndryshme, por çdoherë duke sjellë ide dhe kreacione më interesante. Do të mundohem të bëj edhe evente artistike, ku shpresoj të kem përkrahjen e institucioneve kulturore, qoftë në Shqipëri apo Kosovë. Jam duke punuar për ekspozitën time të parë personale; shpresoj që së shpejti do të caktoj vendin dhe datat e mundshme. Po ashtu do të vazhdoj të marr pjesë në kompeticione të ndryshme internacionale.

(Nëntor 2014)

Tags: FotografiHena
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Tik-tak, po afrojnë festat, “Gëzuar” me ‘handmade’!

Tik-tak, po afrojnë festat, “Gëzuar” me ‘handmade’!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera