Modelja e njohur Adrola Dushi ka zbuluar e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” se ka ndihmuar mamanë e saj të shiste rroba kur ishte vetëm 8-vjeçe dhe fitonte diku te 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Kjo sakrificë që në moshë të vogël i ka dhënë edukatën e duhur të punës për ta mbajtur veten financiarisht.
Adrola Dushi: Isha një gocë e vogël kur mami im punonte dhe shiste rroba. Dhe nga frika se mos do më ndodhte diçka e keqe më merrte me vete dikur, kur isha në moshën 8-vjeçare. Pastaj, avash avash fillova të punoja dhe mamaja më paguante diku te 5 mijë lekë në ditë. Ajo ishte rroga ime e parë, që unë atëherë në ndonjë moment ndihesha keq, pse duhet të punoj në këtë moshë kur shoqet e mia po luanin. Ama, unë sot jam super krenare që kam marrë edukatën e punës që fëmijë dhe sot di ta mbaj veten shumë mirë, edhe djalin tim dhe gjithçka tjetër.