Afërdita Dreshaj dhe Jakub festojnë sot 3 vite martesë. Me gëzim shumë të madh për ditën speciale që këtë vit i gjeti me një bebush. Me disa foto, nga dasma, ku shkroi fjalët e premtimet më të ëmbla për bashkëshortin, Afërdita e kujtoi këtë ditë publikisht. Ne ama do ndalojmë pak tek historia e tyre e dashurisë që nisi vite më parë. Afërdita e tregoi kështu ditën e parë kur e takoi dashurinë e jetës në një intervistë ekskluzive pas dasmës në ‘RevistaWho’.
“Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam. Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në ‘Facebook’, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në ‘Twitter’ dhe të më bënte ‘retweet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retweet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në ‘Twitter’ e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë”,-rrëfeu ajo.
Kanë kaluar vite, nga ajo drekë, kur Afërdita pa që një adresë ‘verified’ i shpërndante ‘tweet’-et e saj. Prej asaj dite, u bënë të pandashëm. Ajo, modele e këngëtare. Ai, sportist. Ajo, e bukur. Ai, simpatik. Ajo shqiptare, ai çek. Tanimë bashkëshortë prej 3 vitesh.
Me Sky Blue në krah, ky 3-vjetor i gjeti plot dashuri Afërditën dhe Jakub, në pritje të shumë viteve të tjera bashkë./revistawho.com