Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Afërdita Paqarada: Premtimi që i dhashë tim biri, ishte forca që mundi tumorin

09/10/2015
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A

Nga  Jonida Hitoveizi 





Ajo është një grua jo vetëm e bukur, me një kurorë bukurie të marrë vite më parë, por edhe jashtëzakonisht e fortë. Afërdita Paqarada, vjen në këtë intervistë jo për këshilla bukurie, por si një femër e cila ka fituar betejën me tumorin. Ajo tregon se si të shembet bota kur mendon se nuk do jesh më për njerëzit e dashur, nuk do jesh më mes tyre. Por një forcë më e madhe, ajo e një nëne që dëshiron të jetë gjatë me fëmijët e saj, ishte dora që i largoi “djajtë e sëmundjes” dhe Afërdita ia doli. Ndoshta edhe për një mision, atë të të ndihmuarit të të gjitha grave që mund t’u qëllojë në jetë të vuajnë nga njëra prej sëmundjeve më të këqija. Afërdita Paqarada është shembulli i shpresës dhe i forcës, para se të jetë shembulli i një femre shumëdimensionalisht të bukur. Sepse bukuria është e gjitha mes katër gërmave: JETË!

Afërdita, ju jeni aktive, të paktën publikisht, për të ndihmuar gra të shumta që përballen me një nga sëmundjet më të këqija, siç është tumori. Si mund të ndihmohen realisht gratë shqiptare?


Pikësëpari nevojitet të kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes për identifikimin e hershëm të kancerit, por edhe në aplikimin e faktorëve që preventojnë, si në mënyrë individuale ashtu edhe kolektive, përmes fushatave, kontrolleve rutinore e mënyrave të ndryshme. Personalisht kam kontribuar në forma të ndryshme, duke përdorur përvojën time në shumë raste, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë privat. Kam ndihmuar individualisht secilën femër që më është drejtuar dhe do vazhdoj edhe më tutje. Kjo më jep një ndjenjë të veçantë kënaqësie, të cilën nuk di ta përshkruaj. Sidomos në rastet kur personat e kanë fituar betejën.

Meqë keni pasur vetë një betejë të fituar, a mund t’u thoni femrave të tjera se çfarë ka më shumë rëndësi të bëjnë, në rast diagnostikimi me këtë sëmundje?

Është me shumë rëndësi të marrësh vendimin për të luftuar, sepse ka dallim drastik mes asaj kur duhet të këshillosh dikë se si të luftojë, nga fakti kur duhet të përballesh vetë me luftën. Shpresa dhe përkrahja nga familja kanë shumë rëndësi, sepse kanceri të merr shumë nga ndjenjat në jetë, por familja t’i jep mbrapa.

Si reaguat kur e morët vesh që ishit sëmurë?

Momenti kur e kupton se çfarë ndjenje është të ndahesh nga kjo jetë është i vështirë, sidomos kur ke detyrime dhe përgjegjësi për fëmijët.

unnamed

Ju, si ia dolët të fitonit?

Fëmijët kanë qenë inspirimi im që nga momenti i parë. Djali im, Arti, kur kuptoi pas bisedës sonë që unë duhej të luftoja me sëmundjen e kancerit, duke dënesur më pati thënë: “Nanë, a nuk më ke premtu që do të jesh me mua derisa unë të kem nevojë për ty? Unë ende kam nevojë për ty, mos shko!”. Premtimi që i dhashë më ka mbajtur të fortë, që ta fitoj betejën.

 Cilët janë njerëzit që nuk ju kanë braktisur kurrë në jetë pavarësisht momenteve të këqija që mund të keni kaluar?

Në momente të vështira kam pasur pranë vetes njerëzit për të cilët lumturia ime ka qenë më e rëndësishme se lumturia e tyre. Jam me fat që kam pranë vetes bashkëshortin, që është për mua aty ku gjithmonë duhet të jetë, mikeshën time Diellza Kolgeci, që më dëgjon pa fund kurdo që kam nevojë, motrat e mia, Buqen, Isidorën dhe Mrikën, pa të cilat jeta do të kishte tjetër kuptim, tezen time që ma zëvendëson në një farë mënyre nënën time të ndjerë, duke më ofruar dashuri pa kushte, dhe përkrahjen që më jep babai im.

A besoni në Zot? Ç’rol luan besimi në momentet e vështira të një njeriu?

Kur kupton që duhet të luftosh për jetën, atëherë e kupton që jeta është dhuratë nga Zoti.

Ju mbaheni si një ikonë bukurie në Kosovë dhe Shqipëri; sa ju ka ndihmuar kjo në jetë?

Në varësi nga momenti dhe situata, kjo ka qenë një përparësi apo mangësi. E kam përdorur mirë në momente të caktuara, por nuk mungojnë edhe eksperiencat kur ka qenë disavantazh.

Sa e rëndësishme është për një grua të jetë e bukur?

Çdonjëri prej nesh ka perceptim të ndryshëm ndaj bukurisë. Mendoj që karakteristikat fizike nuk e përcaktojnë bukurinë e një femre. Për mua bukuria ka një definicion më të gjerë. Një grua rrezaton bukuri, kur e plotëson anën fizike me konfidencë, zgjuarsi dhe dukje të shëndetshme.

Aktualisht ju keni brendin tuaj të veshjeve; si e shihni këtë biznes në trojet shqiptare?

Si çdo biznes tjetër. Megjithatë, nuk mendoj që suksesin e përcakton vendi, por angazhimi dhe përkushtimi. Dizajni për mua është pasion dhe unë çdo koleksion e realizoj me shumë përkushtim dhe dashuri.

unnamed (3) unnamed (4)

Bekimi më i madh në jetën tuaj?

Fëmijët.

Bashkëshorti juaj, sa ju ka ndihmuar në realizimin e ëndrrave tuaja?

Nga fillimi e deri më sot. Ai më ka përkrahur në vendimet e mia, sepse femra, pa përkrahjen e njerëzve të dashur nuk mund t’i realizojë qëllimet, ëndrrat e saj.

Si është Afërdita si nënë?

Shumë e përkushtuar. Fëmijët janë prioriteti im në jetë.

Kë konsideron vlerat më të rëndësishme për edukimin e fëmijëve tuaj?

Dashurinë, sinqeritetin, respektin, humanitetin… Një listë e tërë vlerash që çdo prind dëshiron që fëmija t’i ketë, por unë punoj vetë çdo ditë me ta, që të jem shembull për t’i mbartur ato.

Pas kohës që ka kaluar që kur kishit një kurorë bukurie, a ndiheni ende ‘miss’?

Kam mbetur nën hijen e ‘miss’-it që kur jam zgjedhur, – sepse hera e parë nuk harrohet, – edhe pse gjithë këto vite kam punuar dhe kam bërë shumë gjëra të bukura.

Tags: Aferdita Paqarada
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post

Dëshira e etur e Emma Stone për të ngrënë para








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera