Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Agim Krajka: Roli im tek “Sex & The City” dhe lidhjet e Parashqevisë me funksionarët

15/12/2015
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Agim Krajka: Roli im tek “Sex & The City” dhe lidhjet e Parashqevisë me funksionarët

Kompozitori Agim Krajka ka rrëfyer të kaluarën e tij profesionale në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”. Mes shumë të tjerave, Krajka rrëfeu një detaj interesant. Ai ka marrë pjesë si figurant, në filmin “Sex and the city”.





Maestro Krajka, ju falënderoj që sapo keni ardhur nga SHBA­të, një nga punët e para është prezenca në studion e emisionit tim.

Ka 2­3 ditë që jam kthyer, shkova për të parë fëmijët, por kisha edhe nostalgji. Ditën e parë u kënaqa, por pastaj thosha kur do të kthehem. Siç thotë populli “breshka ferrën do”. Amerika për mua është një shtet që e bekoftë Zoti, por është vetëm shtet, jo komb, ky është ndryshim i madh.


Ju jeni qytetar amerikan?

Jam qytetar shqiptar dhe jam krenar. Kam pasaportë amerikane, por atje shkoj vetëm sepse më merr malli për fëmijët.

Kishte probleme?

Kur morëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari i degës ishte Mill Doçi. Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxori prangat dhe tha “do t’i kisha vendosur në vend, por përpara se t’i vë ty, duhet t’ua vendos fëmijëve tanë që e dëgjojnë gjithë ditën këtë këngë”. Pas festivalit të 11, u izolova totalisht nga ansambli 10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.

Por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestuar Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës. Xhelil Gjoni, sekretari i Partisë së Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë, sepse e dija kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65­vjetorin e shokut Enver. Të gjithë kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo është kënga “Një tufë lule”.

Sherif Merdani ka thënë “më ka thënë Krajka që bëja raporte”.

Jo, nuk është si thotë ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për problemet profesionale, kush stonoi, e gjëra të tjera. Nëse psh., Sherif Merdani largohej, mbaja unë përgjegjësi. Ai ka qenë narcist, ka dashur vetëm veten. Asgjë s’i ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar mua, kudo shkoja vinte më mbante firzamonikën.

Parashqevi-Simaku_6

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shumë mirë edhe këngën popullore. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan të bënim disa këngë bashkë, i kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim, por zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë. Por, e shkreta ajo gjysmën e trurit e kishte bosh. Alida Hisku ka thënë: Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme, ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit, ose të politikanëve. Di që Parashqevia kishte një të dashur që punonte në Sigurim. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e Sigurimit këtu në Shqipëri.

Sipas jush, nuk ka pasur abuzime të hetuesve të sigurimsave?

Unë nuk di, sidomos ndaj femrave unë nuk di.

Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the City”?

Unë shkoj shpesh te një restorant që quhet “Broadway”. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë, të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të punoja 6 net në javë dhe nëse nuk bën gabime do të ikësh i fundit nga ky restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fituar kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex and the City” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2­3 filma të tjerë. (Balkanweb)

Tags: Agim KrajkaKompozitorParashqevi Simaku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Morena Taraku heq nga instagram-i të gjithë miqtë, sillet si Beyonce

Morena Taraku heq nga instagram-i të gjithë miqtë, sillet si Beyonce








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera