Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Agnesa Vuthaj: Çantat e mia tashmë fluturojnë edhe në Tiranë

09/10/2015
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A

Që prej disa kohësh ajo ka ndërmarrë një iniciativë, e cila e ka vendosur në rrugën e biznesit. Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka tashmë linjën e saj të çantave dhe aksesorëve në Prishtinë dhe sapo ka çelur edhe një filial në Tiranë, të inauguruar përmes një seti fotografik mjaft të veçantë. Në një intervistë për “revistawho.com” ajo ndan detajet e setit fotografik, të koleksionit të ri të çantave por edhe të përditshmërisë së saj.





Agnesa, keni realizuar një set fotografik mjaft interesant si nga pamja juaj ashtu edhe nga mjedisi, mund të na shpjegoni kontekstin?

Idea ishte për një fotosesion me temën “Një fluturim drejt Tiranës me çantat e Agnesa Vuthaj“. Fotosesioni fillon me uljen me helikopter në Tiranë, për të vazhduar me foto nëpër rrugët e Tiranës, disa aktivitete nëpër qytet dhe përfundon prapë tek kthimi me helikopter. Në fotosesion ka  një kombinim të tri linjave të çantave.


Keni hedhur në treg koleksionin më të fundit të çantave dhe aksesorëve, cila është tendenca që keni përzgjedhur për këtë koleksion të ri, ku jeni bazuar?

Këtë radhë kam sjellë linjën e çantave shumëngjyrëshe, me frymëzim nga motivet e qytetit Portofino në Itali. Çantat dizajnohen nga unë dhe prodhohen në Milano.

 

Bashkëpunimi për këto foto ka ardhur së bashku me Edvina Metën dhe Stela Plakën, një trinom femrash, përse kjo përzgjedhje?

Unë besoj në fuqinë e femrës dhe ky ishte një ndër bashkëpunimet më të këndshme që kam pasur deri tani, përveç anës profesionale, u krijua edhe një atmosferë shumë pozitive pune që i dha shpirt këtij bashkëpunimi.

Sa e kënaqur jeni me biznesin tuaj aktualisht, i ka përmbushur pritshmëritë?

Jam e kënaqur aktualisht, sepse po realizoj vizionin tim, pritshmëritë rriten vazhdimisht, gjithashtu edhe puna është një proces i vazhdueshëm.

Mendoni se emri juaj ndikon sadopak tek blerëset, duke qenë që si modele për fushatën e re keni zgjedhur veten?

Po, besoj që njerëzit vijnë për të vizituar butikun dhe për të parë produktet për emrin tim, por është kualiteti është ai  që i shtyn të blejnë dhe të rikthehen sërish.

Pas Kosovës mendoni të sillni edhe një filial në Tiranë?

Sapo kam sjellë linjën time të çantave në Tiranë, tek butik Coco, pasi kam pasur kërkesa të vazhdueshme nga Shqipëria, gjithashtu edhe blerje online dhe idea ishte t’i sjell klientet më afër produktet e mia.

Do të realizosh ndonjë inaugurim të biznesit në Tiranë?

Besoj që fotosesioni i fundit dhe shpërndarja e fotove dhe informatave përmes rrjeteve sociale për momentin do te jetë një informacion i mjaftueshëm, ndërkohë edhe mund të planifikojmë ndonjë ceremoni.

Me çfarë tjetër është e angazhuar aktualisht Agnesa?

Përveç biznesit, jam e angazhuar edhe me spektaklin Miss Kosova.

Sa kohë keni për jetën private dhe si e kaloni atë?

Mundohem të gjej gjithmonë kohë edhe për veten time. Më pëlqen të udhëtoj, të lexoj, të kaloj kohë me familjen dhe miqtë herë pas here edhe të rri vetëm, në qetësinë time.

a1

a2

a3

a4

 

a5

 

 

 

Tags: Agnesa Vuthajkoleksion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post

Teuta, kontakte me të dashurin e saj qëkur ishte e martuar me Bleron








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera