Agron Llakajn rrallë e shohim në intervista, por ftesën e vëllezërve Veshaj për të qenë pjesë e emisionit “Më lër të flas” nuk mund ta refuzonte. Gjatë intervistës, Llakaj zbuloi se Rajmonda Bulkun një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare e ka patur shumë qejf. Nga filmat e saj, Llakaj tha se e ka parë 12 herë në një javë.
“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri. Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferuar ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë”, tha Agron Llakaj.







