Moderatorja e njohur, Roza Lati ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj setin më të fundit fotografik, i cili me siguri do të frymëzojë shumë njerëz. Lati është shfaqur krejtësisht ndryshe, duke improvizuar në trupin e saj disa shigjeta pas shpinës, pamjen e një njeriu të plagosur, por me kurorë në kokë.
https://www.instagram.com/p/CE9ttEBJ-FD/
“E mbijetuar. Unë mund të gaboj, mund të lëndohem, mund të jem e dobët për një sekondë, mund të rrjedh gjak. Do të ngrihem, do të jem më e guximshme, do të jem më e fortë, do të qëndroj më lartë. Ajo që nuk më vret, më bën më të forte”, ka shkruar Roza krah fotove ku shfaqet në natyrë.
Ajo çfarë ka tërhequr tjetër vëmendjen në këto foto është prani e dhisë, e cila për Rozën identifikon fortësinë dhe qëndrueshmërinë e madhe.
https://www.instagram.com/p/CE9tL8QJsbO/
https://www.instagram.com/p/CE9uMuCJGzy/
Fansat e moderatores nuk kanë vonuar të lënë një sërë komentesh në postimet e saj, duke treguar se edhe kësaj here, njëjtë si në setet e mëparshme, Roza ka arritur të përcjellë një mesazh të caktuar nga jeta e saj, duke frymëzuar shumë të tjerë./revistawho.com