Aktorja e njohur turke Ebru Sahin apo siç e njohim ndryshe “Rejan” nga roli i saj, i ka dhënë fund beqarisë. Ebru ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj Cedi Osman. Propozimi ndodhi në një nga destinacionet më të vizituara në Turqi, Kapadokia.
“Ajo tha Po”-shkroi Osman krah fotove ku shfaqej duke i propozuar aktores i ulur në gjunjë.

Rejan zgjodhi gjithashtu një prej fotove duke treguar se i tha po propozimit. Pritet që së shpejti çifti të mbajë dhe dasmën.








