Alban Skënderaj ka publikuar sot projektin muzikor të radhës që mban emrin “Kush ta ndien ty aromën”. Sërish një këngë romatike, por edhe shumë e fuqishme, në karakterin e këngëtarit të njohur. Në këtë këngë veç melodisë e tekstit shumë të bukur ka rënë në sy edhe klipi që është shumë i thjeshtë, por kuptimplotë. Albani është në foksu të tij, i veshur me të bardha dhe një vajzë që shfaqet erë pas here në vazhdim. Detajet e tjera të përdorura e kanë bërë edhe më prekëse dhe më të veçantë këtë këngë. Vulën e ideimit të së cilës e mban Ajola Xoxa, e cila ka falenderuar përzemërsisht Albanin për besimin e plotë që i dha, duke mos i vënë asnjë kusht në ideimin vizual të këngës.
Kjo nuk është hera e parë që Ajola dhe Albani bashkëpunojnë. Më herët, kur Skënderaj bashkëpunoi me Noizyn, klipi u realizua nga Ajola. Gjithashtu bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, ka ideuar klipin e Eugent Bushpepës, për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurovizion’./revistawho.com








