Aktorja indiane Jennifer Winget e njohur si “Kumud” nga seriali që po transmetohet në TV Klan “Sarasvatiçandra” ditën e djeshme i ka ndodhur një aksident. Aktorja aktualisht po xhiron serialin “Beyhadh”. Teksa xhironin pjesën, flaka ka përfshirë tempullin papritur. Grupi i xhirimit ndodhej jashtë tempullit ndërsa Jennifer e cila ndodhej brenda u përfshi nga flaka. Për fat të mirë, aktori Kaushal Tandon është futur në mes të flakëve dhe ka shpëtuar aktoren e cila ka marrë disa të djegura në kurriz. Jennifer ka lajmëruar fansat nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: “Komplet një ngjarje e paparashikuar ndodhi gjatë xhirimeve mbrëmjen e djeshme por aksidentet ndodhin dhe jam e lumtur që askush nuk u lëndua. Jam mirë, jam djegur pak në kurriz, por do shërohem shpejt. Faleminderit për lutjet tuaja”. I urojmë shërim të shpejtë aktores!/revistawho.com