Arnav, Kushi, Anxhali, Sham dhe Akash janë mbledhur mbrëmë së bashku për të festuar Krishtlindjen. Aktorët e serialit “Si ta quaj këtë dashuri” vazhdojnë ta mbajnë shoqërinë edhe pas mbarimit të serialit dhe mbrëmë kanë kaluar një darkë të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Aktorët ishin mbledhur në shtëpinë e Sanaya Iranit e njohur si “Kushi” e cila ka postuar edhe fotot ku shfaqen Barun Sobti (Arnav) me bashkëshorten, Akshay Dogra (Akash) me bashkëshorten, Abhaas Mehta (Sham) me të fejuarën, Sanaya Irani (Kushi) me bashkëshortin, Anxhali me djalin e saj dhe disa miq të tyre. “Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve. Është sezoni ku duhet të japim prandaj dhurojini njerëzve, përhapni lumturi, është një ndjenjë e mrekullueshme. Sillni një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve”- shkruan Sanaya Irani. / revistawho.com