Mbrëmja e kaluar për aktorin Visjan Ukcenaj nuk ka qenë aspak e zakonshme. Bashkëshortja e tij Jona, ka sjellë në jetë djalin e tyre të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi emocionues në ‘Instagram’ ku tregon edhe foton e parë të vogëlushit.
“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruan ai.
Kujtojmë se Visjanin këtë sezon do e shohim në “Klan” në emisionin e ri të humorit “Duplex”./revistawho.com