Ed Westwick është bërë baba për herë të parë. Gruaja e tij Amy Jackson ka sjellë në jetë një djalë.
“Mirë se erdhe në botë vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkroi çifti në një postim të përbashkët në rrjetet sociale me të sapolindurin në duar.
Aktori i “Gossip Girl” dhe modelja njoftuan në tetor 2024 se do të bëheshin prindër.
Çifti u njoh në vitin 2021 në Silverstone Circuit. Westwick i propozoi modeles gjatë pushimeve në Gstaad, Zvicër në janar të vitit 2024. Ata u martuan pas 7 muajsh. Për 33-vjeçaren, ky është fëmija i dytë pasi ka edhe një djalë 5 vjeç, Andreas me ish-të fejuarin, George Panayiotou.