Visjan Ukcenaj ka festuar ditën e djeshme përvjetorin e 30-të të lindjes. Në një festë mes miqsh dhe familjarësh ai është shfaqur më i lumtur se kurrë. Kolegët e tij Turjan Hyskao, Jul Deda, etj kanë publikuar pak nga momentet e festës ku shfaqen duke kërcyer dhe argëtuar me njëri-tjetrin.
Sigurisht që humori nuk ka munguar në asnjë moment. Urimet nga miq, kolegë dhe fansat e tij kanë qenë të shumta. Ky përvjetor është edhe më i veçantë se të tjerët, pasi Visjani u bë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë./revistawho.com