Neil Patrick Harris di si ta marrë vëmendjen edhe pse këtë herë komenti i tij ka qenë shumë i sinqertë. Së fundmi në media ka shpërthyer një debat mbi rolet që kanë në fokus homoseksualitetin. Shumë personazhe të njohur janë shprehur se do ishte më mirë nëse persona që kanë preferenca seksuale për gjininë e njëjtë të luajnë filma ku mund të jenë lirisht vetja. Por aktori i ‘How I Met Your Mother’, nuk mendon kështu.
“Është sfidë për çdo aktor që të marrë role të vështira për t’u luajtur. Edhe nëse kjo do të thotë që të luajë rolin e një personi gej. Unë luajta për 9 vite një personazh që nuk ngjante aspak me atë që jam në të vërtetë. Mendoj gjithashtu se meshkujt që luajnë këta role janë shumë sexy”, rrëfeu Neil për ‘The Sunday Times’.
Vetë aktori pranon se nuk do i thoshte jo një roli të tillë nëse do i ofrohej si mundësi. /revistawho.com







