Owen Wilson është një baba i devotshëm për djemtë e tij, por nuk do të jetë i tillë për vajzën e sapoardhur në jetë. Burime për “UsMagazine” kanë zbuluar se kur ishte para gjykatës për të bijën ai nuk pranoi që të marrë kujdestarinë e saj dhe nuk dëshiron ta takojë. Wilson ka qenë i lidhur me Varunie Vongsvirates, të ëmën e vajzës së vogël për 5 vite, madje bëri edhe testin e ADN-së për të vërtetuar se është i ati i së voglës Lyla.

Aktori është edhe baba i dy djemve të tjerë, me dy partnere të ndryshme, por raportet me ta janë shumë të mira./revistawho.com









