Një nga aktoret më të mirë të kinematografisë turke Ozcan Deniz, ka befasuar fansat në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. E kemi parë gjithmonë në super formë, madje duke hedhur dyshime për moshën e tij, pasi aktori 45-vjeçar shfaqet gjithmonë shumë i kuruar. Por së fundmi ai ka vendosur të postojë foto pa u fshehur mbrapa trukeve të grimit. Deniz është i njohur në Shqipëri për rolin e Kahramanit tek ‘Një pjesë e imja’.