Aktori i cili luan rolin e “Tarik” në serialin “Nehir”, Burak Yoruk është me origjinë shqiptare. Këtë e ka pranuar vetë aktori 26-vjeçar, i cili nuk e ka fshehur kurrë origjinën. Madje nuk mungojnë intervistat kur e pranon këtë apo postimet ku uron pavarësinë.
Por veprimi i tij i fundit i ka çmendur fansat. Burak ka postuar një foto të tijën dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim shqip.
“Djali i nënës”, shkruan aktori duke bërë që të vërshojnë komentet nga fansat shqiptarë, të cilët i shkruajnë se ndihen krenarë me të.