Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i njohur për rolin e ‘Betim Spërdhimës’ ka zbuluar ‘pa dashje’ se sa paguhet në ‘Portokalli’ . Në një status të tijin, një komentues i shkruan: “Të paska zënë ngushtë kësti i kredisë këtë muaj”. Ndërkohë që aktori ia kthen: “S’kam kredi plako, e kam rrogën 3 milion e gjysmë në muaj. Po pata edhe unë kredi nuk ka më shtet”, duke zbuluar kështu rrogën e tij.









