Aktorja Gal Gadot është bërë mama për herë të tretë. 36-vjeçarja ka sjellë në jetë sërish një vajzë nga martesa me Jaron Varsano. Çifti i ka vendosur vajzës emrin Daniella dhe vogëlushja ka ardhur në këtë botë ditën e sotme. Gal ka edhe dy vajza të tjera, Maja, 4 vjeç dhe Alma, 9 vjeç.
Aktorja ndau një fotografi familjare duke mos e mbajtur sekret lajmin e lindjes. “Familja ime e ëmbël. Nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur). Jemi shumë të emocionuar që mirëpresim në familjen tonë Daniellën. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe shëndet”-shkroi Gal Gadot.