Në fillim të këtij muaji, Paris Hilton shpalli fejesën me aktorin Chris Zylka dhe duken padyshim shumë të dashuruar.
Hapi i saj i radhës ishte shumë i papritur. Ajo zgjodhi të ndryshojë ngjyrën e flokëve nga bionde në platin dhe nuk u mjaftua me aq, por u vesh dhe u kthye në një Kim Kardashian të dytë për disa orë. Fotot i ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj dhe e ka quajtur veten në njërën nga fotot ‘kloni i Kim Kardashian’.
Mania për ti ngjarë Kimit mesa duket po i prek të gjithë./revistawho.com