Aktorja Navina Bole është bërë shumë e njohur në Shqipëri falë rolit të saj si “Tia” në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Por pikërisht ky rol i ka hapur probleme me bashkëshortin në jetën reale pasi ai nuk e pëlqen faktin që Navina luan rol negativ. “Bashkëshorti im më thotë vazhdimisht që nuk i pëlqen roli im si Tia. Ai do që të luaj role pozitive dhe habitet si arrij të bëj djallin në ekran ndërkohë që në jetën reale jam person i mirë”-tha aktorja. Navina është e martuar me aktorin Karan Xhit. Ata kanë shumë vite bashkë, por i dhanë fund beqarisë vitin e kaluar.