Aktorja 35-vjeçare Tugçe Kumral është bërë e njohur në Shqipëri me rolin e Nazllë në serialin “Rrahje Zemre”. Ajo e ka nisur aktrimin në vitin 2003 dhe tani është në pikën kulmore të karrierës së saj. Por mesa duket ka diçka që e pengon aktoren për të ecur përpara. Në një intervistë ajo ka treguar se femrat e kanë shumë të vështirë të bëjnë karrierë, sepse nuk ka barazi gjinore.
“Përveçse të jesh aktore, në Turqi është e vështirë të jesh mbi të gjitha femër. Ende nuk ka barazi gjinore dhe ky është një problem i madh. Mërzitem shumë që meshkujt janë të privilegjuar në krahasim me femrat. Megjithatë unë nuk e shikoj veten të pashpresë. Mua më duket gjë e mirë që kam frikë nga regjisori gjatë kohës që punoj, sepse kjo më ndihmon të bëj një punë më të mirë. Por në momentin që xhirimi përfundon nuk kam frikë nga askush. Unë i hyra aktrimit që të tregoja historinë e jetës së një femre, por askush nuk ka guximin të shkruajë histori të tilla. Edhe ata filma që kanë qenë rreth kësaj teme janë censuruar”, – ka thënë Tugçe Kumral. /revistawho.com