Aktorja e njohur Charlize Theron nëpërmjet një deklarate ka habitur të gjithë fansat e saj. Duke qenë se Charlize ka një problem shumë të madh me plakjen dhe sistemi i saj imunitar po dobësohet, ajo ka menduar që shumë shpejt të fillojë përdorimin e marijuanës. Aktorja 42-vjeçare ka vendosur që të fillojë përdorimin e rregullt të kësaj lënde narkotike për të mbajtur të rregullt sistemin e metabolizmit. Madje ajo ka shtyrë edhe ndjekësit e saj që të fillojnë përdorimin e marijuanës, sepse ka veti shëruese dhe përdoret shumë edhe në mjekësi. Për më tepër konsumimi i kësaj substance narkotike është edhe e lejueshme në një pjesë të Amerikës. /revistawho.com